Chiellini do të rinovojë deri më 2022, është kërkesë e Allegrit

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Giorgio Chiellini s’do të pensionohet.

Sipas gazetarit, Gianluca Di Marzio, qendërmbrojtësi do të qëndrojë edhe një sezon – ai do të rinovojë kontratën deri më 2022.

Di Marzio thotë se kjo është kërkesa e trajnerit të ri që pritet të ulet në stolin e “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri.

36-vjeçari është pjesë e Juves që nga viti 2005, i cili deri më sot ka bërë 534 paraqitje, dhe ka shënuar 36 gola. 

Të ngjashme