Çifti kanibal në Rusi: Kemi vrarë dhe ngrënë 30 njerëz

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 15:02 | Nga

Një çift kanibalësh në Rusi ka pranuar se kanë vrarë dhe ngrënë të paktën 30 persona në një periudhë kohore prej 18 vitesh, raportojnë sot mediat e huaja.

Policia ka arritur të gjejë 8 pjesë trupi, dhe po kontrollojnë për më shumë mbetje njerëzore për të vlerësuar vërtetësinë e rrëfimeve të çiftit.

35-vjeçari Dmitry Bakshaev, nga Krasnodar në jug të Rusisë, tha në polici se kishte nisur këtë akt makabër që prej vitit 1999. Bakshaev së bashku me gruan e tij 42-vjeçare, me profesion infermiere, ishin pjesë e familjes kanibalë, sipas Mash Neës.

Në fillim u tha se ajo ishte bashkëshortja kanibalë e 35-vjeçarit Bakshaev, por sipas burimeve lokale në Krasnodar raportohet të jetë një prej viktimave të tij të fundit.

Bakshaev dhe bashkëshortja e tij kanë ruajtur mbetjet e njerëzve në një frigorifer në bodrum, sipas burimeve të Komitetit Hetimor të Rusisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme