Çikat e Kosovës në futboll e mundin Armeninë

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Shumë raste të humbura për një fitore minimale, por gjithsesi të vlefshme të vashave tona përballë Armenisë, që në këtë ndeshje me tërë arsenalin e tyre e dëshironin fitoren.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi në mbizotërim të vashave të Kosovës, krijuan disa raste por që nuk i kurorëzuan dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Edhe pjesa e dytë ka nisur me lojë më të mirë nga ana e futbollisteve tona si dhe me humbje të rasteve. Por, kur po zhvillohej minuta e 87-të erdhi goli i shumëpritur.

Një gjuajtje nga këndi i majtë i portës mysafire, të cilën e ekzekutojë Donjeta Halilaj, kurse brenda zonës më së miri u gjend Liridonë Syla, e cila shënoi për rezultatin 0:1 dhe kështu Kosova shënoi fitoren e parë në kualifikimet për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023”.

Të ngjashme