Tanimë dihet se konsumimi i vazhdueshëm i perimeve ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe parandalimin e shumë problemeve shëndetësore.
Sidoqoftë, ekzistojnë disa perime të cilat janë më të rëndësishme dhe më të shëndetshme. Një ndër to është brokoli dhe spinaqi, të cilat kanë ndikim në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Më poshtë janë disa nga perimet më të rëndësishme për shëndetin:
Spinaqi- në bazë të studimeve, thuhet se spinaqi është një nga perimet më të rëndësishme në përmirësimin e shëndetit. Sipas informacioneve 30 gramë i spinaqit siguron 56% të dozës së nevojshme të vitaminës A dhe vitaminës K.
Karotat- janë të pasura me vitaminë A, dhe konsumimi i 128 gramëve të karotës siguron dozën e nevojshme ditore të kësaj vitamine. Në bazë të studimeve, përdorimi i vazhdueshëm i karotave zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive tek duhanpirësit.
Brokoli- është një perime tjetër, mjaft i rëndësishëm dhe i pasur me minerale dhe vitamina të nevojshme për funksionimin sa më të mirë te shëndetit. Konsumimi i rregullt i brokolit mbron zemrën nga shumë sëmundje, dhe zvogëlon oksidimin e qelizave.
Hudhra- përdoret historikisht si produkt natyral për shumë probleme shëndetësore. Shumë studime kanë treguar se hudhra mund të rregulloj sasinë e sheqerit në gjak si dhe parandalon disa probleme të lidhura me zemrën.
Disa perime të tjera të rëndësishme janë: xhenxhefili, lakra, lulelakra, qepa dhe patatja e kuqe.