Obeziteti shkaktar më i madh i kancerit se sa duhanpirja

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Obeziteti tani shkakton më shumë raste të katër llojeve të kancerit të zakonshëm në Britani të Madhe sesa pirja e duhanit, sipas një organizate bamirëse.

Organizata Hulumtimi i Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se kanceret e zorrëve, veshkave, mëlçisë dhe kanceri ovarian kanë më shumë gjasa të jenë shkaktuar nga mbipeshë se sa nga duhanpirja.

Ajo thotë se miliona janë në rrezik të kancerit për shkak të peshës së tyre dhe se njerëzit e dhjamosur janë më të shumtë se duhanpirësit –  dy deri në një.

Kjo organizatë tha se duhet të inkurajojmë njerëzit të ecin, të bëjnë ciklizëm dhe në përgjithësi të bëjnë më shumë ushtrime.

Të ngjashme