Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kishte deklaruar se ka dashur të marrë pjesë në funeralin e Ibrahim Rugovës. Megjithatë, familja e presidentit të ndjerë dhe institucionet e Kosovës e kishin refuzuar kërkesën e tij.
Këto palë kishin thënë përmes një deklarate se nuk është momenti i duhur që Tadiqi të marrë pjesë në varrim.
Tadiq kishte thënë se ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Rugovës në shenjë mirësjelljeje.
Në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova kishin marrë pjesë shumë personalitete të njohura. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006 pas humbjes së betejës me kancerin.