Çitaku, Kurtit: Amatera të rrezikshëm, udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në vend, ndërsa theksoi se udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh.

Çitaku në një postim në Facebook duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti, thekson “betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare”.

“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare.

Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, shkruan nënkryetarja e PDK-së.

Të ngjashme