Çitaku nga Kuvendi: Na obligon Kushtetuta të vijmë çdo 48 orë deri në konstituim, LVV e suspendoi demokracinë

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja Vlora Çitaku tha se futja në sallën kryesore të Kuvendit “nuk është aksion”, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi në vendin tonë të punës – aty ku na ka sjellur qytetari i Republikës së Kosovës me votë. Ne na obligon Kushtetuta, ligjet, rregullorja e punës së Kuvendit që të jemi këtu çdo 48 orë deri në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Çitaku tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari “nuk ka mandat të negociatorit, as të bëjë marrëveshje politike”.

“Ai thjesht e ka për obligim që ta thërrasë seancën konstituive dhe ne këtu ta zgjedhim kryetarin dhe Kryesinë e re”, tha ajo.

Çitaku tha “fatkeqësisht, kemi suspendim të Kushtetutës, kemi suspendim të ligjit dhe kemi suspendim të demokracisë”.

Kjo që po ndodh tani në Kosovë, Çitaku tha se “është krizë politike, është krizë morale që vjen si rezultat i mosgatishmërisë i Lëvizjes Vetëvendosje për ta konstituuar Kuvendin dhe për të ecur përpara”.

Të ngjashme