Nëse keni vënë re se menaxheri juaj nuk po i vlerëson punën dhe kontributet tuaja të palodhura ashtu si dikur, ata mund te jenë duke “ju pushuar nga puna me heshtje”.
Sipas “Team Building”, një kompani që merret me zhvillimin e ekipeve, pushimi i heshtur nga puna është një “qasje pasive-agresive për menaxhimin e performancës”. Ky koncept mund të shfaqet në mënyra të ndryshme, si qëllimisht, ashtu edhe pa dashje.
Në vend që të pushojnë direkt punonjësit nga puna, këta menaxherë e bëjnë vendin e punës sa më të pakëndshëm që të jetë e mundur, duke i shtyrë punonjësit që të largohen ose duke i neglizhuar ata nëpërmjet mungesës së vlerësimit të performancës.
Annie Rosencrans, drejtoreshë e burimeve njerëzve dhe e kulturës në HiBob, thotë se pavarësisht kësaj terminologjie të re, “pushimi i heshtur nga puna” është një koncept që ka ekzistuar prej shumë kohësh.
Një sondazh i fundit nga LinkedIn News me mbi 20,000 të anketuar zbuloi se 48% e punonjësve kanë qenë dëshmitarë të një pushimi të tillë nga puna në kompaninë e tyre, ndërsa 35% janë përballur vetë me këtë fenomen gjatë karrierës së tyre.
“Mendoj se kjo mënyrë e pushimit nga puna bëhet pa dashje, ose pa vetëdije, nga menaxherët që kanë frikë ose hezitojnë të japin përshtypjet e tyre të drejtpërdrejta kur gjërat nuk po shkojnë siç duhet me një punonjës”, thotë Rosencrans për CNBC.
“Menaxherët që e dinë se dikush nuk po jep rezultatet që duhen, dhe që duan largimin e tij nga puna, mund të fillojnë duke e injoruar këtë punonjës, me shpresën se do të largohet vetë. Kjo është diçka shumë e pashëndetshme.”
Këtu janë disa gjëra që duhet të dini për pushimin e heshtur nga puna, në mënyrë që të tregoheni sa më të kujdesshëm në vendin e punës.
Çfarë duhet të keni parasysh
Megjithëse mund të jetë e vështirë të kuptoni nëse menaxheri po përpiqet tju “pushojë nga puna në heshtje”, ekspertët thonë se ka disa shenja për të cilat duhet të keni kujdes. Sipas Rosencrans dhe Paul Lewis, menaxher i klientëve në Adzuna, punonjësit duhet të kenë parasysh këto shenja:
Si ta shmangni pushimin e heshtur nga puna
Ka disa gjëra që një punonjës mund të bëjë për të shmangur pushimin e heshtur nga puna, ku më e rëndësishmja është komunikimi, sipas Lewis.
“Nëse jeni duke u pushuar nga puna në këtë mënyrë, ka shumë gjasa që të jepni dorëheqjen. Është vërtet e vështirë, por ju keni departamente të tilla si Burimet Njerëzore, ku mund të shkoni për të diskutuar”, shpjegon Lewis.
“Mund të siguroheni fillimisht që ankesat tuaja janë regjistruar në rekordet e kompanisë dhe ata janë të vetëdijshëm për mënyrën se si ndiheni ju. Një kompani e mirë do t’i merrte seriozisht këto ankesa”.
Lewis sugjeron gjithashtu që punonjësit të flasin drejtpërdrejt me menaxherët e tyre, në përpjekje për të rregulluar problemin.
“Flisni me menaxherin tuaj, sfidojini ata, kërkoni mundësi për rritje profesionale, vazhdoni të përpiqeni dhe mundohuni t’i tregoni atyre se sa ambicioz, sa të angazhuar dhe sa gati jeni për çdo detyrë që mund t’ju jepet”.