Coman qëndron te Bayerni

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 10:06 | Nga

Kingsley Coman e ka harruar Juventusin dhe mendon vetëm për Bayernin. Sulmuesi francez i cili luan si i huazuar nga bardhezinjtë te Bayern Munich prej 1 sezoni nuk e mendon më rikthimin në Torino.

Coman i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij te kampionët e Gjermanisë dhe në verën e ardhshme, Bayerni pritet të ushtrojë opsionin që ekiziston në marrëveshjen mes dy klubeve për blerjen përfundimtare të 20-vjecarit për shumën e 21 milionë Eurove.

“Luaj në një prej skuadrave më të mira të Botës dhe dua të qëndroj gjatë te Bayerni” është shprehur së fundmi Coman në një intervistë për mediat gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme