Conte dënohet me një ndeshje, ndërsa Skriniar me tri ndeshje mos-lojë dhe 10 mijë euro

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Disiplinor i ka dorëzuar Milan Skriniar një ndalim prej tre ndeshjesh dhe gjithashtu pezulloi trajnerin e Interit, Antonio Conte, pas ndeshjes kundër Sassuolos.

Barazimi 3-3 me Sassuolon nuk ka mjaftuar si lajm jo i mirë për Interin, pasi tani kanë ardhur edhe disa dënime nga federata italiane e futbollit.

Mbrojtësi Skriniar, i cili u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve, u dënua me një ndeshje mos lojë.

Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra pasi sllovaku u dënua edhe me dy ndeshje tjera  apo tri gjithsej dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh për reagimin e tij ndaj largimit.

Trajneri Conte mori paralajmërimin e tij të pestë dhe Komisioni ka dhënë një ndalim prej një ndeshje.

Kështu italiani nuk do ta drejtoj Interit në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Parma. 

Të ngjashme