Ekonomia Online
FUNDIT

Conte flet para përballjes me Dortmundin

Conte flet para përballjes me Dortmundin

Antonio Conte është në pritje të një atmosfere “elektrike” kur Inter udhëton për të luajtur sonte në mbrëmje kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve. Të dy ekipet kanë pikë të barabarta (4) në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve pas tre ndeshjeve, megjithëse Interi është përpara në vendin e dytë, pas fitores 2-0 […]

Antonio Conte është në pritje të një atmosfere “elektrike” kur Inter udhëton për të luajtur sonte në mbrëmje kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Të dy ekipet kanë pikë të barabarta (4) në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve pas tre ndeshjeve, megjithëse Interi është përpara në vendin e dytë, pas fitores 2-0 ndaj Dortmundit herën e fundit.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ne kemi të njëjtin numër pikësh si Dortmund, ndërsa unë mendoj se Barcelona tashmë është në raundin tjetër”, tha Conte në një konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Gjermanët janë një ekip i fortë dhe i provuar, të cilët kanë vite që luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Një atmosferë elektrike na pret, kështu që do të na duhet shumë karakter. Ndeshjet si kjo janë vendimtare për rritjen tonë”, përfundoi ai.

Të ngjashme