Antonio Conte nënshkroi kontratë trevjeçare me Chelsean gjatë verës dhe është zotuar se do ta respektojë atë. Pasi kaloi dy vite në krye të përfaqësueses së Italisë, ish-trajneri i Juventusit iu kthye punës në klube duke u angazhuar në Stamford Bridge. Fillimi jo aq stabil në Ligën Premier, nxiti spekulime se ai mund të dështojë […]
Conte: Do të qëndroj tre vite te Chelsea për t’i sjellë sukses

Antonio Conte nënshkroi kontratë trevjeçare me Chelsean gjatë verës dhe është zotuar se do ta respektojë atë.
Pasi kaloi dy vite në krye të përfaqësueses së Italisë, ish-trajneri i Juventusit iu kthye punës në klube duke u angazhuar në Stamford Bridge.
Fillimi jo aq stabil në Ligën Premier, nxiti spekulime se ai mund të dështojë në futbollin anglez. Mirëpo, sukseset e njëpasnjëshme (ndaj Hull Cityt dhe Leicester Cityt) i kanë ngritur Blutë në tabelë.
“Shpresoj të punoj me këtë klub për shumë vite për të ndërtuar diçka të rëndësishme, për të tashmen dhe të ardhmen”.
“Kur e nënshkrova kontratën time me Chelsean, e nënshkrova për tre vite. E kam në plan të qëndroj këtu për tre vite për të ndërtuar sukses për këtë klub”, është shprehur italiani. /Telegrafi/
















