Coronavirusi anulon Panairin e Librit 2020 në Tiranë

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Panairi i librit në Tiranë anulohet për shkak të koronavirusit. Grupi organizator, Shoqata e Botuesve Shqiptarë bën me dije se Panairi i Librit i parashikuar për më 12-15 nëntor 2020 nuk do të mbahet.

Kjo, pasi Ministria e Shëndetësisë ka kthyer përgjigje negative, për shkak të rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigjia që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.

Ju falenderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,

Grupi organizator

Të ngjashme