Coronavirusi, Meta pritet të thërrasë të mërkurën Këshillin e Sigurisë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti shqiptar Ilir Meta pritet të thërrasë të mërkurën mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për masat e marra për situatën e krijuar nga Coronavirusi në Shqipëri.

Burime pranë institucionit të Presidencës konfirmojnë se kreu i shtetit ka tentuar të mbledhë në tryezë të gjithë aktorët dhe është ftuar edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës të angazhuar për këtë situatë si Manastirliu, Xhacka, Lleshaj dhe Ahemtaj pritet të informojnë mbi masat që janë marrë dhe pritet të merren për përballimin e përhapjes së COVID-19.

Presidenti Meta, mendohet se do të ritheksojë edhe një herë kërkesën e tij për koordinimin e të gjithë institucioneve për përballimin e situatës, por edhe bashkëpunimin e të gjitha palëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme