Cristiano Ronaldo falënderon tifozët për ndeshjen e tij të 1000-të

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo zhvilloi ndeshjen e tij numër 1000 në karrierën e tij si futbollist profesionist.

Ylli portugez këtë shifër e arriti në derbin kundër Interit ku Juventusi fitoi 2-0 dhe u rikthye në krye të Serie A.

Fituesi i pesëfisht i “Topit të artë” është shprehur shumë i lumtur që ka arritur këtë shifër dhe ka bërë një falënderim të veçantë.

“Aq krenar që arrita në 1000 ndeshje zyrtare në karrierën time me një fitore shumë të rëndësishme që na vendos përsëri në krye të tabelës! Faleminderit për të gjithë shokët e mi të skuadrës, trajnerët, familjen dhe miqtë e mi dhe fansat e mi që më ndihmuan për të arritur këtë shifër të madhe“, ka shkruar Ronaldo.

35 vjeçari këto ndeshje i ka zhvilluar me fanellat e Sportingut të Lisbonës, Manchester United, Real Madridit, Juventusit dhe Portugalisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme