Daçiq: Asociacioni mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve për Kosovën

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se Asociacioni i Komunave Serbe mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve të tyre për Kosovën dhe sipas tij ai duhet të formohet sipas parimeve të dakorduara, të mbështetura nga nënshkrimet e tri palëve.

”Në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 shkruhet qartë se çfarë është Asociacioni, është e rregulluar edhe më hollësisht në marrëveshjen e vitit 2015 dhe ne e kemi nënshkruar sepse është mirë për komunitetin tonë në Kosovë”, tha Daçiq për gazetën Politika.

”Marrëveshja nuk është ideale, por në kushtet në të cilat e kemi negociuar është maksimumi që mund të arrijmë. Këto janë marrëveshje që i japin popullatës sonë të gjitha levat e menaxhimit, që nga ekonomia, zhvillimi, arsimi, shëndetësia, deri te siguria dhe policia”, tha Daçiq.

Të ngjashme