Daçiq: Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të mbahet, do t’i njoftojë të gjithë për gënjeshtrat e Prishtinës

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ivica Daçiq tha sot se seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë do të mbahet më 31 tetor.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë do të mbahet më 31 tetor.

“Definitivisht, seanca do të mbahet më 31 tetor dhe unë do të marrë pjesë. Në fund edhe përfaqësuesit e Prishtinës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”, deklaroi Daçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se shtetet anëtare do t’i njoftojë me gjendjen aktuale në Kosovë, me numrin e incidenteve që kanë ndodhur, rastin e helmimit të zyrarëve në qendrën e numërimit të votave dhe siç ka thënë ai, gënjeshtrave të mëdha që vijnë nga Prishtina.

“Do t’ua përcjelli qëndrimet e presidentit Vuçiq se ne dëshirojmë kompromis, vazhdim të dialogut por është e dukshme se nga pala tjetër ende dëshirojnë t’i imponojnë qëndrimet e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës që është e papranueshme për Serbinë. Ne dëshirojmë kompromis dhe do të marrim pjesë në vazhdimin e dialogut nëse krijohen kushtet, nëse e heqin taksën”, theksoi  ai. 

Të ngjashme