Daçiq ua “shpjegon” mendimet perëndimorëve rreth formimit të Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka përsëritur se deri në fund të vitit pret tërheqjen edhe të disa njohjeve për Kosovës, ndërsa thotë se vetëm KFOR-i mund të jetë forcë e armatosur në Kosovë. Ai këto i tha gjatë një bisede me Radiotelevizionin e Serbisë.

Siç është shprehur ai, “Ka një konfuzion rreth qëndrimit të disa vendeve perëndimore. Ato nuk thonë se janë kundër, por si të formohet Ushtria e Kosovës përmes ligjit ose kushtetutës. Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar dhe për Serbinë nuk mund të ketë befasi kur të jetë fjala për qëndrimin e qarqeve të caktuara perëndimore”.

Ai po ashtu është shprehur se “disa kanë pritur që çështjet në dialogun Beograd-Prishtinë të zhvillohen ashtu që Serbia ta njohë Kosovën. Por “Serbia nuk do ta njohë kurrë ”, ka thënë Daçiq.

“Administrata e re amerikane ka ndryshuar qasjen dhe ka hapur derën se mund të arrihet ndonjë kompromis. Ata mbështesin arritjen e marrëveshjes dhe nëse ata e kanë thënë këtë, ç’i duhet dikujt tjetër anash të japë sugjerime”, është shprehur ministri i Jashtëm, njëherësh zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme