Dafina Zeqiri nis pushimet në Tajlandë, shfaqet joshëse në foton në bikini

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri mbetet ndër emrat më të kërkuara të estradës shqiptare për koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Këngëtarja përmbylli një vit tejet të suksesshëm dhe mjaft të angazhuar, por këto ditë ka zgjedhur që t’i filloj pushimet.

Ajo bashkë me partnerin dhe DJ-në e saj Geek kanë udhëtuar drejt Tajlandës nga ku kanë sjellur imazhe të ndryshme.

Krahas pamjes përrallore të destinacionit turistik, Dafina për fansat në Instagram ka postuar edhe një foto në bikini.

Teksa qëndronte para pasqyrës veshur në bikini me ngjyrë të zezë, këngëtarja dukej teje joshëse dhe në formë të mrekullueshme.

Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë Dafina solli një tjetër projekt të ri muzikor që po pritet mirë nga publiku.

Ajo lansoi bashkëpunimin me Young Zerkën, MC Kresha dhe DJ Geek që është një ‘remix’ i këngës “Nafije”.

Të ngjashme