Dalin detaje të reja për ngjarjen tragjike të gazetarit Myftaraj

Prishtinë | 07 Kor 2022 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Prej kohësh ai drejtonte emisionin “Ju flet Moska”.

Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor. Prej kësaj date, analisti nuk ishte shfaqur më në ekran.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.

Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë. Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Të ngjashme