Danilo ka treguar se si ndodhi largimi i tij nga Real Madrid dhe transferimi në Manchester City.
Mbrojtësi brazilian, Danilo ditë më parë është transferuar nga Real Madrid në Manchester City për 30 milionë euro.
Lojtari ka treguar se gjithçka ndodhi shumë shpejtë, pas telefonatës që mori nga trajneri Pep Guardiola.
“Gjithçka ishte shumë e shpejtë. Isha duke u stërvitur dhe Pep me telefonoi. Isha shumë i motivuar që do të punoja me të”, tha Danilo për faqen e Cityt.
“Duhet të mendoja rreth të ardhmes time, të gjeja një skuadër ku do te kisha më shumë mundësi për të luajtur”.
Danilo do të ketë shumë vështirësi të luajë edhe në City, pasi ata tashmë kanë transferuar mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Kyle Walker për 51 milionë euro.