“Dardanët” sfidohen nga “elefantët” e Bregut të Fildishtë

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 10:07 | Nga

Përfaqësueset nga kontinenti i Afrikës kanë qenë kundërshtare të shpeshta të Kosovës. Por përfaqësuesja e Kosovës në futboll deri më tash nuk është përballur me përfaqësuese të nivelit të Bregut të Fildishtë. Ndaj saj do të luajë më 3 qershor në Wohlen të Zvicrës.

Të enjten Federata e Futbollit të Zvicrës ka dhënë leje që ndeshja Kosova – Bregu i Fildishtë të zhvillohet në territorin e saj, shkruan sot Koha Ditore.

“Miqësorja Kosova – Bregu i Fildishtë do të luhet në Zvicër. Pra Kosova do të luajë edhe një miqësore në territorin tonë. Federata jonë sapo dha leje në kërkesën për këtë miqësore”, ka njoftuar për gazetën zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco von Ah.

“Dardanët” në Zvicër fillimisht do të përballen me Shqipërinë e më pas me një prej përfaqësueseve më të mëdha afrikane. E tillë vlerësohet përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë.

Të ngjashme