Ekonomia Online
FUNDIT

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka publikuar raportin e transparencës fiskale për vitin 2025, e ku Kosova është renditur në mesin e 71 vendeve që përmbushin standardet. Në raport thuhet se nga 139 vende, 71 prej tyre përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe 69 nuk i përmbushin të tilla këresa. ‘‘Departamenti vlerësoi qeveritë e […]

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) ka publikuar raportin e transparencës fiskale për vitin 2025, e ku Kosova është renditur në mesin e 71 vendeve që përmbushin standardet.

Në raport thuhet se nga 139 vende, 71 prej tyre përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe 69 nuk i përmbushin të tilla këresa.

‘‘Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si qeveri që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025: Shqipëria, Argjentina, Armenia, Bahamas, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, Komoret, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Estonia, Fixhi, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Mauritiusi, Meksika, Mikronezia (Shtetet e Federuara), Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Paraguai, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Serbia, Sejshelet, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timori Lindor, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda dhe Uruguai‘‘, thuhet në raport.

Të ngjashme