Dasma tre-ditore e Dua Lipës në Palermo shkakton protesta të banorëve

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Dasma tre-ditore e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në Palermo ka shkaktuar reagime dhe zemërim tek disa banorë lokalë, të cilët kanë vendosur postera proteste në qytet.
Sipas raportimeve, banorët kanë shprehur pakënaqësi pasi qyteti është mbyllur pothuajse për organizimin e ceremonisë së madhe, që po zhvillohet në Siçili.

Dua Lipa ka udhëtuar drejt Italisë për ceremoninë martesore me Callum Turner, pas festimeve të martesës ligjore në Londër.

Në zonën përreth Palazzo Gangi është vërejtur prani e shtuar policore, ndërsa raportohet se disa sheshe të qendrës së Palermos janë mbyllur për ngjarjen, me masa sigurie dhe kërkesa për konfidencialitet.

Banorët kanë vendosur postera në rrugët pranë Piazza Croce dei Vesperi me mesazhe proteste, ku thuhet: “Palermo nuk jepet me qira. Hapësirat publike u përkasin të gjithëve”.

Një tjetër shkruante: “Sheshi ynë nuk është dhoma juaj e ndenjes” dhe “Palermo nuk është për të pasurit”.

Të ngjashme