Debate të ashpra në seancën për Badocin, kërkohen sqarime nga komuna e të pezullohet vendimi

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 11:14 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme për ndërtimet në liqenin e Badocit, raporton Ekonomia Online.

Debate të ashpra janë zhvilluar ndërmjet anëtarëve të Kuvendit Komunal. Aty u kërkuan sqarime nga komuna si dhe pezullimi i vendimit për ndërtim.

Në seancë po marrin pjesë edhe disa qytetarë, për të cilët kryesuesi Agim Kuleta ka thënë se nuk kanë të drejtë të flasin

“Rregullorja nuk e lejon këtë gjë, publiku mund të merr pjesë në seancë, por jo të marr fjalën”.

Agim Gashi nga LDK-ja, ka thënë se kjo seancë nuk duhet të jetë në funksion të.

Edhe Halim Halimi nga LDK-ja tha se i mbështesin kërkesat e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badocit.

“Jam përkrahës i iniciativës qytetarë që të pezullohen vendimet deri në nxjerrjen e dokumenteve të planifikimeve. Kompanitë shikojnë fitimin e vet”.

Eman Rrahmani nga VV-ja se është dashur që kërkesat t’i paraqes grupi i qytetarëve.

“Kryesues e turpshme kjo qasja e juja ndaj neve, përfaqësuesit të grupit duhet menjëherë t’i jepet fjala dhe ti paraqet kërkesat, ne LDK, VV, PDK, jemi dakorduar që të paraqiten kërkesat nga qytetarët mis të politizohet çështja, kërkoj të shkohet në votimi”.

Vala Peshku në emër të grupit asamblisti të PSD-së, tha se nuk e sheh të arsyeshme ndaljen e fjalës së qytetarëve që të flasin në këtë seancë.

“Nuk e shoh të arsyeshme me ja ndalu fjalën.. Unë besoj nuk duhet mi bo problem dikujt që del flet në emër të 20 mijë qytetarëve. Është fatkeqësi nëse vazhdoni me ngjyrime politike të kësaj çështje, kjo çështje nuk duhet mu kthyer si poen politik”.

Pas insistimeve përfaqësuesi i Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, Ali Sefaj është lejuar t’i paraqesë kërkesat e grupit. Grupi ka kërkuar anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për Rahim Haradinin.

“Të pezullohen të gjitha vendimet dhe procedurat për dhënien e: Kushteve Ndërtimore dhe Lejeve Ndërtimore në Zonën I, II dhe te III mbrojtëse të Badocit deri në nxirren e dokumenteve të reja të planifikimit”.

“…të fillohen procedurat që zonën përreth Liqenit të Badocit të shpallet peizazh i mbrojtur duke e bashkuar me peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë dhe në vendim të shënohet që ndalohen të gjitha llojet e ndërtimeve në këtë zonë”.

Të ngjashme