Deco emërohet drejtor sportiv i Barcelonës

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Legjenda portugeze, Anderson Luis de Souza, më mirë i njohur si Deco, është emëruar drejtor i ri sportiv i Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti katalunas përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Ish-përfaqësuesi portugez ishte pjesë e “Blaugrana” si futbollist në periudhën 2004-2008, ndërsa do të jetë pjesë e klubit si drejtor sportiv në tri sezonet e ardhshme.

Atë e prezantoi presidenti i klubit, Joan Laporta.

Deco do të punojë me drejtorin aktual, Mateu Alemany deri në fund të afatit kalimtar, e pastaj ky i fundit do të lirohet nga detyra e tij dhe portugezi do ta vazhdojë punën i vetëm, në tentim për ta ndërtuar një ekip solid dhe kompakt për sezonet e ardhshme.

Të ngjashme