Defekt në gypin e ujësjellësit, gjashtë fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” ka njoftuar se disa fshatra në Gjakovë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm si pasojë e një defekti të paraqitur në gypin F300.

Sipas njoftimit, pa ujë kanë mbetur fshatrat Ujzë, Rogovë, Pnish, Romajë, Dedaj dhe Lubisht.

Ekipet e mirëmbajtjës kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.

Nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas orës 16:00, sapo të përfundojnë punimet për riparimin e gypit.

Të ngjashme