Dekani i Ndërtimtarisë së UBT-së viziton institucione të rëndësishme frankofone

Prishtinë | 30 Mar 2017 | 09:24 | Nga

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, Muhamet Ahmeti është takuar në vizita të ndara me drejtorin e PROBAT GROUP SA, njëherësh edhe kryetar i Asociacionit të Kompanive të Valës Christope Bosi dhe me drejtorin e Urbanizmit të qytetit Monthey në Zvicërr, Roge Morisod.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se gjatë vizitës së realizuar në PROBAT GROUP SA, dekani Ahmeti u takua me drejtorin e kësaj shkolle digjitale, Christope Bosi, me të cilin biseduan për mënyrën e funksionimit të shkollave profesionale, për mundësinë e bashkëpunimit në kuadër te shkollave profesionale, si dhe për lidhjen e bashkëpunimit në programe dhe projekte të ndryshme lidhur me arsimin profesional.

Pas kësaj vizite, Ahmeti u prit në takim nga drejtori i Urbanizmit të qytetit Monthey, Roge Morisod, me ç’rast biseduan për përvojën e kësaj drejtorie në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor, me problemet me të cilat ballafaqohen, si dhe me mënyrën e saj të funksionimit.

Si institucion akademik e inovativ i arsimit të lartë në Kosovë, UBT ka partneritet me mbi 250 universitete ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme