Deklarimi i pasurisë – analisti politik për Liburn Aliun: Hipokrit e mashtrues

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Analisti i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka kritikuar ministrin, Liburn Aliu, duke e quajtur hipokrit e mashtrues.

Zogaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se Aliu dikur ka akuzuar Molliqajn për jetë borxhezi, derisa, sipas tij, vetë Aliu posedon banesë në lagjen më të shtrenjtë të Prishtinës.

Postimi i plotë:

“Dikur ky Liburni e akuzonte Molliqajn per jete borxhezi, pse ai merrte rroge 600 euro ne LV. Nderkohe ky tipi banese ne lagjen me te shtrejte ne Prishtine. Cfare hipokritash kishin qene. Asnje dallim, ama bash asnje me parapraket. Hipokrita, demagoge e mashtrues”,  ka shkruar Zogaj.

Të ngjashme