Listës së 56 kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit i prin Blerand Stavileci.
Në këtë listë që e ka siguruar lajmi.net, pas tij renditet Uran Ismaili, nënkryetar i PDK-së.
Aty është edhe Mimoza Ahmetaj, ministre në detyrë e Integrimeve Evropiane.
Kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës është Lirak Çelaj.
Ai për kundërkandidatë do t’i ketë: Shpend Ahmetin (LVV), Arban Abrashin (LDK) dhe Arbër Vllahiun (AAK).