Delawie: Dilni dhe votoni, e ardhmja e Kosovës është në duart tuaja

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 18:27 | Nga

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie me anë të një video-mesazhi në facebook ka folur për zgjedhjet që do të mbahen të dielën në Kosovë.

Ai ka uruar partitë për nj fushatë të qetë, përderisa ka kërkuar nga të gjithë që të votojnë, pasi sipas tji e ardhmja është në duart e popullit.

“Urime Kosovë. E kaluat fushatën dhe tani jeni gati për ngjarjen kryesore. Pas disa javësh debat politik, të dielën, ju do ta keni fjalën e fundit. Ju do të dëshmoni se qytetarët e Kosovës e përcaktojnë rrugën e ardhshme të shtetit tuaj. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë jush gjatë rrugëtimit. Ne do t’i vëzhgojmë proceset e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin sepse të qenit i besueshëm dhe i drejtë në këtë proces të zgjedhjeve është vendimtare për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në video-mesazhin e ambasadorit Delawie.

Ai ka premtuar se Amerika do të qëndrojë pranë vendimit të popullit të cilët do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Ne, po ashtu do të qëndrojmë pranë vendimit tuaj demokratik gjersa përfaqësuesit tuaj të ri përballen me sfida dhe mundësi të rëndësishme në muajt dhe vitet që vijnë. Por ky vendim varet nga ju dhe vetëm nga ju –qytetarët e Kosovës. Prandaj dilni dhe votoni! Zgjidhni liderët që nuk janë të korruptuar, atë të cilët do t’ju përfaqësojnë juve dhe interesat më të mira të shtetit tuaj; ata që punojnë shumë për të përmbushur fatin e Kosovës në zemër të Evropës. E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja.”ka thënë Greg Delawie.

Ambassador Delawie's Message on June 11 Election

"Get out and vote. Select leaders who are not corrupt, those who will represent you and the best interests of your country, those who will work hard to fulfill Kosovo’s destiny in the heart of Europe."

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Friday, June 9, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme