Delawie: S’kemi investuar në Kosovë e ta shohim duke u shkatërruar

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 18:31 | Nga

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka reaguar sërish, ndaj iniciativës së Grupit Parlamentar të PDK-së për mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Delawie thotë se SHBA nuk dëshiron të shohë Kosovën duke u shkatërruar në të ardhmen me shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Ne nuk kemi investuar aq shumë në përpjekjen e suksesit të Kosovës për ta parë atë të shkatërrojë të ardhmen duke e shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale”, shkruan ambasadori Delawie në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme