Deliu: Kurti po i ikë përgjegjësisë, nuk ishte në seancë për qështjen më të rëndësishme

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se derisa po diskutohet për krizën me energjinë elektrike, kryeministri Albin Kurti po i ikë përgjegjësisë pasi që sipas saj ky i fundit nuk ishte në seancë plenare për të diskutuar, shkruan Ekonomia Online.

Deliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook tha se kryeministri sot i paska dhënë prioritet punimeve të Seminarit të dytë shkencor të Inxhinjerisë Kompjuterike.

Postimi i plotë:
Teksa sot në Kuvend po diskutohet rreth krizës me energjinë elektrike, kryeministri Albin Kurti për asnjë moment nuk ishte në seancë plenare për të diskutuar për njëren prej çështjeve më të ndjeshme me të cilën po përballet vendi.
Në kohën kur shumë familje në Kosovë, përballen me mungesë të rrymës dhe shumë biznese mezi po i’a dalin kryeministri sot i paska dhënë prioritet punimeve të Seminarit të dytë shkencor të Inxhinjerisë Kompjuterike.

Të ngjashme