Ekonomia Online
FUNDIT

Dembele dëshiron ta braktisë Barcelonën për Newcastle Unitedin

Dembele dëshiron ta braktisë Barcelonën për Newcastle Unitedin

Ousmane Dembele dëshiron të largohet nga Barcelona dhe t’i bashkohet Newcastle Unitedit në fund të këtij sezoni. Përfaqësuesi i Francës Dembele ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në qershor 2022 dhe është nuk ka shprehur dëshirë për ta vazhduar atë, raporton Gazeta Express. Kjo nënkupton se Dembele është i lirë të bisedojë me klub të […]

Ousmane Dembele dëshiron të largohet nga Barcelona dhe t’i bashkohet Newcastle Unitedit në fund të këtij sezoni.

Përfaqësuesi i Francës Dembele ka marrëveshje me Barçën vetëm deri në qershor 2022 dhe është nuk ka shprehur dëshirë për ta vazhduar atë, raporton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se Dembele është i lirë të bisedojë me klub të tjera qysh nga janari dhe të largohet falas në verë.

Sipas Goal.com, 24-vjeçari synon t’i bashkohet klubit të Premierligës Newcastle, i cili së fundmi u ble nga sheikët arabë.

Raportohet se Barcelona dëshiron ta mbajë ende Dembelen, megjithatë, pasi i ka bërë ofertë për vazhdimin e marrëveshjes për edhe dy apo tri vjet të tjera.

Por oferta e klubit ka rënë në vesh të shurdhër, pasi menaxheri i Dembeles nuk i është përgjigjur asaj.

Besohet se Newcastle do të ishte i gatshëm t’i ofronte Dembeles marrëveshje të majme pesëvjeçare me pagë vjetore prej 15 milionë eurove. 

Të ngjashme