Demokratët shtyjnë përpara projektligjin për siguri në zgjedhje

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar një legjislacion, që synon të garantojë siguri zgjedhore, pas ndërhyrjes kibernetike ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Projektligji i hartuar nga demokratët parasheh auditim paszgjedhor dhe zëvendësim të pajisjeve të vjetëruara. Ky dokument është miratuar me 225 vota për, dhe 184 kundër.

Aty po ashtu përmendet që shtetet amerikane duhet të pranojnë qindra miliona dollarë nga fondet federale për të siguruar makinat e votimit nga sulmet kibernetike.

Pas hetimeve dyvjeçare të kryera nga Këshillari Special, Robert Mueller, është përfunduar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, në një “stil sistematik”, përfshirë hakimin.

Demokratët e Kongresit kanë shtyrë përpara votimin e këtij projektligji, teksa partia e tyre përgatitet për të sfiduar presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Viti 2020 është duke ardhur. Të fillojmë përgatitjet”, ka thënë kryesuesi i Komitetit për Inteligjencë, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, pas votimit.

Megjithatë, ky dokument përballet me kundërshtime të mëdha në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme