Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është dëmtuar një gyp i ujit në rrugën “ Ilaz Kodra ” në Prishtinë.
Ujësjellësi i kryeqytetit njofton se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të saj janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin në tub.
“Jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit në : rruga ” Ilaz Kodra ”, një pjesë e lagjes Dardania ( vetëm katet e larta) dhe banesat e “arabëve” në lagjen Kalabria në Prishtinë”.
“Me të gjitha mjetet e nevojshme për sanim, ekipet teknike janë duke punuar intensivisht që të sanojnë defektin sa më shpejtë në mënyrë që furnizimi me ujë të iu rikthehet konsumatorëve të zonës”, njofton ujësjellësi i Prishtinës.