Dëmtohet një gyp, këto dy lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Mati 1 dhe Taslixhja kanë mbetur pa ujë sot.

Kjo, për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci.

Kjo është bërë e ditur nga KRU “Prishtina” me anë të një njoftimi në ‘Facebook’.

“Për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci, pa furnizim me ujë të pijshëm janë Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2. Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU” Prishtina” këto zona mbeten pa ujë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme