Dënohen sulmuesit e reperit Ledri Vula

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 11:03 | Nga

Gazmend Mirena dhe Krenar Çoçaj, janë shpallur fajtorë për sulmin ndaj reperit, Ledri Vula.Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shqiptuar dënimin me burg prej gjashtë muajsh për dy të akuzuarit. Këtë dënim, Mirena e Çoçaj, mund ta zëvendësojnë me gjobë.

Ndërsa, për përdorim të armës, Mirena është dënuar edhe me 1000 euro gjobë.Krenar Çoçaj dhe Gazmend Mirena, akuzoheshin se më 7 qershor 2012, në Prishtinë e kishin sulmuar, Ledri Vulën, nga i cili sulm, ky i fundit kishte pësuar lëndime trupore, raporton Betimi për Drejtësi.

Të dy akuzoheshin nga prokuroria se kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa, Mirena akuzohej edhe për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “.

Të ngjashme