Dënohet me burg drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 09:26 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 145 ditë burg drejtorin e ArsimitNazmi Musa, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndaj të cilit pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Gjilan i është ngritur aktakuzë më datë 25.04.2016.

Gjatë procesit gjyqësor drejtori i arsimit e kishte pranuar fajësinë në tërësi për veprën penale të cilën akuzohej, gjë që është marr si rrethanë lehtësuese dhe dënimi është dhënë me kusht nëse brenda një viti i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale.

Ndaj të dëmtuarës Bukurije Musliu, drejtori i Arsimit Nazmi Musa kishte bërë shkelje ligjore dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, duke mos e lejuar që Bukurije Musliu të sistemohet si mësimdhënëse pas përfundimit të mandatit si zëvendës drejtoresh e shkollës fillore Abaz Ajeti.

Poashtu drejtori i Arsimit nuk i kishte respektuar as vendimet e Inspektoriatit të Arsimit dhe as të sekretarit të përhershëm të MASHT-it.

Në vendimin e gjykatës është konstatuar se i akuzuari Nazmi Musa ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas mësimdhënëses Bukurije Musliu,ky vendim i Gjykatës Themelore ndaj drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, dëshmon politizimin e skajshëm të Lutfi Hazirit që sipas saj ky i fundit instaluar jo vetëm në sektorin e Arsimit por edhe në të
gjithë sektorët tjerë duke përfshirë edhe institucionet komunale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme