Dënohet Lautaro, lajme të këqija për Interin

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykata sportive ka vendosur ta dënojë me dy ndeshje moslojë Lautaro Martinez dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh.

Dora e rëndë e gjykatësit të sportit për Lautaro Martinez, i cili paguan shtrenjtë për shpërthimin që ndodhi kundër Cagliarit, ku u ndëshkua me karton të kuq.

Tashmë të gjitha të konfirmuara, argjentinasi nuk do të luajë kundër Udineses dhe do të humbë derbin kundër Milanit – një goditje e rëndë për skuadrën e Antonio Conte, transmeton lajmi.net.

Deklarata zyrtare e gjykatësit të sportit Mastrandea konfirmoi vendimin zyrtar të dy ndeshjeve skualifikim dhe një gjobë prej 15,000 eurosh.

Dënim i njëjtë edhe për portierin e tretë Berni, fajtor që ka hyrë në fushë për të diskutuar me gjyqtarin Manganiello.

Të ngjashme