Dënohet polici gjerman që lidhi dhe rrahu brenda stacionit një burrë nga Kosova

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Një pjesëtar i policisë së Gjermanisë është dënuar me nëntë muaj me kusht pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një burri nga Kosova.

Ngjarja kishte ndodhur në janar të vitit 2019, ku zyrtari policor i cili i takon krahut të djathtë ekstrem “Alphateam”, brenda stacionit policor në Muhlheim e kishte goditur disa me grusht në fytyrë kosovarin me nënshtetësi gjermane.

Siç raporton Policia e Kolnit, polici e kishte lidhur kryefamiljarin shqiptar pas një debati të zëshëm që kishin pasur lidhur me ushtrimin e dhunës në familje.

Sipas deklaratës së policit që kishte ushtruar dhunë ndaj burrit nga Kosova për këto goditje ishte se ishte i mbingarkuar nga pozita e vështirë ku ndodhej, në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Duisburgut, Andreas Kunze, ka thënë për gazetën “Kolner Stadt Anzeiger” se i dyshuari e kishte pranuar fajësinë lidhur me rastin.

Zyra e Prokurorit Publik në Duisburg po e heton atë gjithashtu për shkak të përfshirjes së tij në grupin ekstremist të krahut të djathtë “Alphateam”.

Kolegja e të pandehurit e kishte ndihmuar atë në mbulimin e sulmit për një vit e gjysmë duke bërë deklarata të rreme. Gjykata e Qarkut tashmë ka dënuar komisaren e policisë me shtatë muaj burg, me kusht.

Ende janë duke vazhduar hetimet kundër dy drejtuesve të grupeve të shërbimit të cilët ngarkohen se nuk kanë raportuar incidentin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme