Deputetët e AAK-së për arrestimin e Zekës dhe Demaliajt: Druajmë se ndodhi për motive politike

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 12:44 | Nga

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur indinjimin për arrestimin e dy deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Në si deputet nuk mund të pajtohemi me logjikën e arrestimit të deputetëve për shkak të fjalës së tyre edhe kur ajo është më e ashpër dhe më emocionale se sa që duhet”, thuhet në njoftimin për media.

“Konsiderojmë se deputetët e arrestuar nuk kanë bërë asnjë veprim konkret i cili mund të cilësohej kanosje ose rrezik të kujtdoqoftë dhe mbajtja në paraburgim e tyre kur ata nuk paraqesin rrezik për askënd, është shkelje e rëndë e dinjitetit dhe integritetit të deputetit”.

“Druajmë se arrestimi i deputetëve Demaliaj dhe Zeka mund të jetë i kalkuluar për motive politike dhe me qëllim të bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës”.

“Pamjet e prangosjes së deputetëve për fjalën e tyre mund të shihen vetëm në sisteme totalitare. Prandaj kërkojmë që deputetet që po mbahen në arrest të lirohen menjëherë dhe gjykata të ndjek procedurën e rregullt në raport me ta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme