Deputetët e PDK-së futen në sallën kryesore të Kuvendit, kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive

Prishtinë | 12 Gus 2026 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë futur në sallën kryesore të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri aktualisht po mban një konferencë për media, ku paralajmëroi “hapa” për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës.

“PDK është në Kuvend. KUSHTETUTË – REPUBLIKË! #HapeniKuvendin”, shkroi PDK-ja në një postim në Facebook.

Ndërsa me ta janë parë edhe deputetët e Aleancës.

Të ngjashme