Deputetët mbajnë një minutë heshtje për veteranët dhe ish-komandantët e UÇK-së që vdiqën ditëve të fundit

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me kërkesë të deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë mbajtur një minutë heshtje për të veteranët dhe ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë vdekur javëve të fundit.

Kjo kërkesë e Kadrijajt vjen në mesin e kritikave nga qeverisë dhe presidencës, sipas saj, këto institucione nuk kanë shprehur ngushëllime për të ndjerët.

“Këto ditë kemi pasur një numër të madh të veteranëve të luftës që kanë vdekur, kemi pasur të vdekur edhe eprorë të lartë të UÇK-së. Ne nuk kemi pasur asnjë reagim nga kryeministri, as nga presidentja, nuk kemi pasur asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.

Të ngjashme