Deputetët nga Kosova në parlamentin serb mbajnë maska ​​me stemën e Asociacionit

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e sotme të Kuvendit të Serbisë, deputetë nga Kosova u paraqitën me maska ​​që mbanin stemën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Deputetët nga Kosova, Danijela Vujiçiq, Milan Saviqdhe Ljubomir Mariq, u zgjodhën nga lista elektorale e Partisë Progresive Serbe, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 21 qershor të këtij viti.

Në seancën e sotme, mandatarja për përbërjen e qeverisë së re, Ana Bërnabiq, do të paraqes ekspozenë  e saj në parlament, raporton portali serb Kosovo Online.

Të ngjashme