Deputetët të shqetësuar për procesin e akreditimit dhe cilësinë në arsim

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 17:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim kanë raportuar për procesin  e akreditimit të institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë para anëtarëve të Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë raportuar për  punën e këtij institucioni e në veçanti për procesin e akreditimi i cili po bëhet online për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Arban Abrashi, kryetar i këtij komisioni ka kërkuar që të informohen për procesin në të cilat kalojnë dhe për procesin e akreditimit online gjatë pandemisë.

“Mund të ndodhë edhe që të shtyhet akreditimi. Deputetja Haxhiu  qe dy muaj ka insistuar për këtë takim. I kemi shqetësimet shumë të mëdha”, tha Abrashi.

Kryetari  i KShC-së, Gazmend Luboteni ka paraqitur një përmbledhje të punës së tyre gjatë pandemisë. Ai tha se këtë vit në proces janë 14 institucione, 207 programe, prej tyre 111 janë për riakreditim kurse 96 për akreditim. Për këtë sipas tij, janë angazhuar tre grupe ekspertësh.

“Meqenëse është takimi i parë shpresoj të kemi bashkëpunim.  Për shkak të gjendjes së pandemisë kjo është përmbledhje lidhur me punën në këto rrethana”, tha ai.

Ai foli edhe për përbërjen e Këshillit të Cilësisë, ku tha se ky Këshill duhet  t’i ketë nëntë anëtar.

“Akreditimi është proces i rëndësishëm. Është vështirësuar puna për shkak të pandemisë. Edhe aeroporti është mbyllur dhe nuk dihet data se kur rihapet. Kjo ka ndikuar në punën tonë. Ne kemi marrë vendim nga këshilli që të zbatohet procesi i akreditimit në distancë.  Sipas rregullativës ligjore fillimisht akreditimit institucional i qasemi. Ky  është në fazën fillestare”, shtoi ai.

 Kryetari e përmendi që në vitin e kaluar ka pasur akreditime institucionale negative,  që nënkupton se i nënshtrohen prapë akreditimit.

“ Në qoftë se një institucion dy herë merr akreditim negativ duhet të mbyllet. Këtë vit kemi 14 institucione, numri i programeve 207.  Për riakreditim janë 111,  për akreditim 96. Dhe janë 3 grupe ekspertësh”, shoti ai

Ai është ankuar edhe për mungesën e stafit në Agjencinë e Akreditimit.  “Agjencia e Kosovës për Akreditim nuk ka zyrtar ligjor, dhe kjo çështje ende nuk është zgjidhur. Çështja tjetër ka të bëjë me zyrtarin e IT-së.  Përfshirja e studentëve, monitorimi i cilësisë ka munguar deri më sot”, tha ai.

Sipas Lubotenit,   prioritet e kanë ligji për akreditim. “ Është draft mirëpo nuk është dokumenti final dhe nuk ka përfunduar dhe as nuk ka vazhduar puna në grupin punues.  Resurset humane janë shumë të rëndësishme”, shtoi ai, raporton EO.

Ndërsa,  drejtori  i Agjencisë për Akreditim,  Naim Gashi foli për dy muajt se çfarë ka bërë kjo agjenci.

“I kemi gjetur pesë universitete pa akreditim institucional dhe 9 kolegje të tjera”, tha ai. Gashi tha se aktualisht janë në proces të vlerësimit.

“Sot janë kryer vlerësimet në Universitetin e Prishtinës dhe të Mitrovicës. Kjo është sa i përket procesit të akreditimit. Çështja tjetër janë  vërejtjet e ENKAS.  Në vitin 2021 do të plotësohen, do të jenë të plotësuara të gjitha. Sa i përket udhëzimit ja kam dërguar një shkresë ministres së Arsimit, njëri bie në kundërshtim bazë. Ky aneks duhet të shfuqizohet. I kemi 207 programe akademike.  Unë e kam të pamundshme të gjej pesë profesorë të assocuar dhe dy rezervë.  Ka pasur negociata me ministrinë e Arsimit, i cili na lejon akreditime në distancë”, tha Gashi.

Kurse, deputetja e AAK-së Tetuta Haxhiu ka thënë se jemi vonuar në këtë proces shkaku i pandemisë.

“Pak jemi vonuar por jemi në një situatë të pandemisë.  Krejt problemet janë në kohën prej kur Kuvendi ju ka emëruar juve”, tha ajo. Haxhiu e ka vlerësuar të drejtë  vendimin për vlerësimin në distancë.  Ajo ka pyetur se në sa programe angazhohet një ekspert.

“Sa zgjat një kohë që një ekspert me pas një raport për program. Në sa programe angazhohet një ekspert?  A ka pasur ekspert që është angazhuar në dy programe”pyeti ajo.

Haxhiu shfaqi shqetësimet  për shtimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.

“Sa janë regjistruar nga institucionet e arsimit të lartë privat dhe a keni votuar për tu lejuar regjistrim e studentëve në UP? Pse ekziston Këshilli?”, ka pyetur ajo.

Jahja Kokaj, nga Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se cilësia e arsimit në Kosovë është e dobët. “Kështu po e thotë Pisa dhe Banka Botërore. Cilësia është e ndarë në tri nivele të arsimit. Niveli  i parë kurrikulat janë të dobëta.  Prandaj duhet që për çdo vit të organizohen kërkesat shkencore dhe zhvillimore të shoqërisë.  Po flasim për sistemin e dobët të arsimit. Personeli akademik prej profesorit ordiner nuk është i nivelit të duhur”, tha ai.

Kurse anëtarja e Këshillit të Cilësisë, Rozafa Koliqi-Lila  ka thënë se tendenca për të mos pasur akreditim ka filluar me 12 shkurt 2020.

“Ku jepni opsion që të  kemi akreditim institucional dhe programe që janë në proces, dhe programe të reja. Atëherë as nuk është  përmendur fjala pandemi.  Ne kemi pasur kërkesë nga Ministria e Arsimit kanë kërkuar rritje të numrit të studentëve në mjekësi për 70 vende. Ndërsa në infermieri 100. Ka qenë një kërkesë që ne jemi duke vuajtur për largim të mjekëve nga Kosova.  Keni aprovuar programe private për numrin 3 fish që e ka Kosova. Janë aprovuar bartësit e programeve pa asnjë verifikim. Kush ka dashur të na nxjerrë sytë për privatët janë po të njëjtit”, tha ajo.

Të ngjashme