Deputetëve s’u interesojnë statistikat për punë e Policisë, kërkojnë detaje për gjendjen aktuale

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 10:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton, lidhur me zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës si dhe të gjeturat e raportit për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti raportimin e ka filluar me paraqitje e statistikave të punës së institucionit që udhëheq. Ai ka sqaruar se ka rënie të veprave penale, përderisa numri i vrasjeve ka shënuar rritje nga 19 në 25.

“Policia e Kosovës ka evidentuar rreth 35 mijë vepra penale. Numri i rasteve ka shënuar rënie për 7.75 për qind. Numri i vrasjeve ka shënuar ngritje nga 19 në 25 këtë vit. Numri i lëndimeve ka shënuar rënie edhe ai i vjedhjeve”.

Ai më tej ka bërë të ditur se edhe rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje, kurse numri i aksidenteve ka shënuar rënie, ku kanë humbur jetën 103 persona.

“Numri i rasteve të dhunës në familje ka shënuar ngritje me 6.66 për qind. Ka arrestuar 12 mijë e 44 persona ku kemi një rënie prej 2.4 për qind. 1 047 armë zjarri janë konfiskuar dhe kemi rënie. Gjatë muajit shtator Policia ka regjistruar 222 protesta e tubime të ndryshme ku kemi rënie prej 29.07 për qind”.

“Kemi vërejtur rënie të numrit të aksidenteve ku kanë ndodhur 11 e 998 aksidente. 67 aksidente me pasoja fatale. 103 persona kanë humbur jetën që në raport më vitin e kaluar ka shënuar rënie”.

“Gjatë kësaj periudhe kohore në kuadër të aktiviteteve janë kryer 556 operacione, 939 bastisje dhe 65 plane operative”.

Deputetët Salih Zyba e Elmi Reçica kanë kërkuar që të Mehemti ta ndërpres raportimin me statistika dhe të ketë raportim për gjendjen aktuale në Polici.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka pyetur nëse pajtohet me deklaratën e kryeministrit se nuk po zbatohen masat anti-Covid nga Policia.

“Sa është numri i policëve të prekur me Covid dhe çfarë impakti ka kjo në polici, sjellja joprofesionale  e policisë, cilat janë masat konkrete të shtimit të rasteve të dhunës në familje”.

Mehmeti është përgjigjur se nuk mund të komentojë deklartat e thënë nga të tjerët, raporton EO.

“Natyrisht që i kemi plotësuar vendimet e Qeverisë. Mendoj që është totalisht joprofesionale e etike që të komentoj deklarata. Prej marsit jemi mundu me i marrë të gjitha masat qoftë me vetëdijesim e trajtim të policëve”.

“293 policë janë aktivë me policë 12 prej pjesëtarëve kanë vdekur si pasojë e infektimeve. Prej fillimit janë infektuar 1 143 policë, 2 678 policë kanë qenë në vetizolim gjatë pandemisë. Kemi pasur sfida e probleme po operacionalisht i kemi kryer të gjitha punët që është dashur t’i kryejmë”.

Deputetja Ganimete Musliu ka reaguar ndaj Mehmeti, duke ju drejtuar se një u.d. nuk mund të amnistohet nga përgjegjësitë.

Ajo ishte e interesuar të dijë rreth gjendjes së refugjatëve në Kosovë.

“Të qenurit u.d. nuk të amniston nga përgjegjësitë dhe është e papranueshme që një u.d. të vijë në komision dhe të na tregojë se çka është etike dhe jo etike”.

“Sa pjesëtarë të policisë së Kosovës i keni të pezulluar dhe cila është qasja e policisë nga qendrat e azilit dhe ndaj refugjatëve që vinë në Kosovë sepse unë kam informacione se vinë të rrahur nga Serbia”.

Të ngjashme