Behgjet Pacolli mund të ndërrojë kamp politik, por jo me të gjithë deputetët e AKR-së, të cilën ai e drejton. Së paku, Korab Sejdiu nuk do t’i shkojë pas.
Sejdiu është kundër vlerësimeve publike që e prezantojnë AKR-në si partner të ardhshëm të koalicionit PAN, edhe pse kjo parti është pjesë e koalicionit LAA, shkruan sot Koha Ditore.
Ai thotë të mos ketë indikacione se AKR-ja do t’i bashkohet subjektit që ka shënuar fitore relative në zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Pacollit.
Këmbëngulja e këtij deputeti është se do të votonte kundër një Qeverie ku është PAN-i, edhe sikur të gjithë ligjvënësit e tjerë të Kuvendit të ishin pro saj.