Deputeti i PDK-së bashkë me gruan dhe vajzën në mesin e të shëruarve sot nga COVID-19

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Është shëruar nga koronavirusi deputeti i PDK-së Uran Ismaili, bashkë me vajzën dhe gruan e tij.

Lajmin për shërim e ka bërë të ditur vetë Ismaili me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, teksa apelon te qyetetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së kundër përhapjes së koronavirusit.

Postimi i plotë:

Pas më shumë se dy javë izolimi të plotë e të lodhshëm, fatmirësisht vajza ime Uma, gruaja Arizona dhe unë dolëm negativë në testin për Covid-19. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet përkrahëse. Me mirësinë tuaj, na dhatë më shumë forcë që ta tejkalojmë më lehtë këtë sfidë të vështirë me virusin. Ju lus të gjithëve që t’i vendosni maskat dhe ta mbani distancën, që të mbroni veten dhe të tjerët. Zoti ju bekoftë dhe shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve!.

Të ngjashme